Artan Murati, këshilltar i Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai thotë se ky raport nuk e ka quajtur vendimin e Presidentës për ndërprerjen e mandatit të kryesueses së KQZ-së si politikisht të motivuar, por nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket këtyre ngjarjeve.
“Raporti i DASH-it nuk e ka quajtur vendimin e Presidentes së Republikës për ndërprerjen e mandatit të kryesueses së KQZ-së si politikisht të motivuar, por nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket këtyre ngjarjeve, përfshirë opozitën dhe organizatat e shoqërisë civile. DASH-i nuk ka bërë asnjë vlerësim të procesit”, ka shkruar ai.
Ndërsa, për këtë ka reaguar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përmban vërejtje serioze sa i përket cënimit të fjalës së lirë dhe mediave.
Haradinaj po ashtu theksoi se në raport ka vërejtje edhe për mungesën e ndëshkimit të korrupsionit.
“Njëkohësisht shqetësuese, vërejtjet serioze për cenimin e fjalës së lirë dhe mediave, mosndëshkimin e korrupsionit e të tjera”.
Megjithatë, ai e sheh si pozitive vlerësimin për avancimin e Forcës së Sigurisë në disa fusha. “Inkurajuese vlerësimet e DASH për disa fusha përfshirë edhe tranzicionin