Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme do të vizitojë Kosovën.
Në këtë vizitë, atij do t’i bashkangjitet edhe i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton Indeksonline.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Vizita e dyshes ndërmjetësuese të dialogut po bëhet pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit dhe nevojës për të ecur përpara në dialog.