Listën Serbe i kërkojnë Escobarit e Lajçakut që Asociacioni të formohet me kompetenca ekzekutive

Listën Serbe i kërkojnë Escobarit e Lajçakut që Asociacioni të formohet me kompetenca ekzekutive

Emisarët Lajcak e Escobar kanë pritur sot në takim në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë përfaqësuesit e Listës Serbe. Këta të fundit kanë insistuar që Asociacioni të themelohet me kompetenca ekzekutive, raporton Gazeta “Enigma”.



Përmes një komunikate Lista Serbe, ka njoftuar se në takimin me Lajcakun e Escobarin, kanë theksuar se serbët kundërshtojnë synimet e institucioneve të Kosovës që ta minimizojnë fuqinë e kompetencave të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe qytetarët serbë kundërshtojnë synimet e Prishtinës për të minimizuar obligimet e tyre sa i përket kompetencave të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe obligimeve të tjera që janë arritur në marrëveshje siç janë fusha e drejtësisë, energjia, diploma dhe realizimi i vizitave të zyrtarëve tek serbët në këtë rajon”, thuhet në komunikatë.

Tutje përfaqësuesit e Listës Srpska kanë kërkuar që të forcohet pronësia e Kishës Ortodokse Serbe. / Gazeta Enigma.

Related Articles