Lajçak: Është e vështirë të bësh dialog kur shpesh ka stagnim për shkak të vendimeve si heqja e dinarit

Lajçak: Është e vështirë të bësh dialog kur shpesh ka stagnim për shkak të vendimeve si heqja e dinarit

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se ai mund ta ndajë mandatin e tij katërvjeçar në dy pjesë – njëra, e cila ishte pozitive kur palët punuan për normalizimin dhe tjetra, më e madhe, e cila u karakterizua nga krizat në terren dhe përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin. Ai tha se është e vështirë të zhvillohet një dialog në drejtim të normalizimit, duke qenë se shpesh herë ka ngecje dhe ndalim të procesit për shkak të vendimeve individuale, siç është vendimi për heqjen e dinarit.

Lajçak theksoi se shoqëria serbe dhe ajo shqiptare duhet të kuptojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve nuk ka përparim drejt Bashkimit Evropian.

“Epo, problemi kryesor është se procesi duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve. Kohët e fundit kam pasur një takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediave nga rajoni. I pyeta se kush e do normalizimin? Dhe përgjigja ishe ju, Bashkimi Evropian, pra problemi është se ky është një proces i mundësuar nga BE-ja, por ne nuk ndiejmë asnjë presion për normalizim nga palët, as në Serbi, as në vetë Kosovën, siç dëshmoi që dakordimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçqit, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për disa hapa drejt normalizimit, është pritur me kritika në shoqëritë e tyre, prandaj është e qartë se elementi më i rëndësishëm për të përfunduar këtë proces është të ndihmojmë shoqëritë të kuptojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre nuk ka të ardhme evropiane për ta”, ka theksuar Lajçak për N1 të Sarajevës.

I pyetur se si e komenton rritjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij, Lajçak thekson se, për fat të keq, Bashkimi Evropian nuk ka qenë kurrë më i gatshëm për ta udhëhequr atë proces apo për ta lehtësuar atë.

Ai vlerëson se katër vitet e mandatit të tij u ndanë në dy pjesë, njëra ishte pozitive kur palët punonin për normalizimin, por tjetra, e cila ishte më e madhe, fatkeqësisht u karakterizua nga kriza në terren, zbutja e ndikimit të dëmshëm dhe përpjekjet për parandalimin e përshkallëzimit.

“Dhe sigurisht, nuk mund t’i kesh të dyja në të njëjtën kohë. Kështu që shumë shpesh ne detyroheshim të ndalonim procesin e normalizimit sepse duhej të merreshim me përshkallëzimin në terren. Gjithashtu, tani, sigurisht, pyetja më e madhe është se si të zbutet ndikimi i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës në transaksionet me para të gatshme dy shoqëritë, mes Kosovës dhe Serbisë në përgjithësi”, theksoi Lajçak.

Ai rikujton se praktika e BE-së është që përfaqësuesit special nuk mund të qëndrojnë më shumë se katër vjet në postet e tyre, duke shtuar se mandati i tij skadon më 31 gusht.

Deri atëherë, thotë ai, do të jetë plotësisht i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ai thekson se spekulimet se do ta përfundojë mandatin herët janë të pasakta.

“Nuk e kam dëgjuar kurrë këtë. Nuk kam plane të tilla. Unë jam një person serioz dhe nuk po iki,” tha ai.

Related Articles