Lajçak flet me Bislimin: Jemi dakorduar për vazhdimin e dialogut dhe hapat e mëtejmë

Lajçak flet me Bislimin: Jemi dakorduar për vazhdimin e dialogut dhe hapat e mëtejmë

Përfaqësuesi i BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës. Besnik Bislimi kanë rënë dakord për hapa të mëtejmë në dialogun me Serbinë.

Lajçak bëri të ditur se me Bislimin pati një video-konferencë të detajuar.

“Mbajtëm një video-konferencë të detajuar me zv.kryeministrin Besnik Bislimi, sot në një listë të çështjeve të Dialogut. Jemi dakord për vazhdimin dhe hapat e mëtejshëm”, u shpreh ai.

Kujtojmë se më 27 shkurt 2023 Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje palët ranë dakord në Ohër më 18 mars.

Related Articles