Lajçak: Kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, ngjarjet e sqaruan qartë që de-eskalimi është më urgjent se kurrë

Lajçak: Kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, ngjarjet e sqaruan qartë që de-eskalimi është më urgjent se kurrë

Emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje në lidhje me takimin që pesëshja diplomatike kanë pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Lajçak deklaroi se me Kurtin kanë biseduar për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe implementimit të marrëveshjeve të kaluara.

“Kemi dëgjuar me kujdes qëndrimet e Kurtit dhe brengat e tij për sa i përket situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe dua të them se sulmi ndaj PK-së nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë”, tha Lajçak.

“I shprehëm ngushëllime kryeministrit Kurti dhe kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë se të gjithë sulmuesit duhet të vijnë para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë dhe angazhim konkret në këtë drejtim”.

‘Ngjarjet e 24 shtatorit e sqaruan qartë që de-eskalimi dhe normalizimi janë më urgjent sesa kurrë. Cfarëdo lloji kushtëzimi apo vonese është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e dialogut”, tha emisari Lajçak.

Tutje, Lajçak theksoi se ngjarjet e 24 shtatorit nuk mund ta ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë lidhur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Ai theksoi nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kurti ka përgjegjësinë për të avancuar marrëdhëniet e tilla dhe nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së dhe duam të theksojmë nevojën për të lëvizur në kuptimin e themelimit të ASK-së pa vonesë”.

“Pa këtë s’mund të ketë progres në shtegun evropian të Kosovës. E çmojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona dhe tash do të vazhdojmë me misionin tonë në Beograd”, tha Lajçak.

Related Articles