“Diskutimet tona për tema të rëndësishme të dialogut nuk ishin të lehta”, ka qenë përshkrimi që Miroslav Lajçak ia ka bërë takimit të së premtes me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Bruksel.
Megjithatë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka vlerësuar konstruktivitetin dhe gatishmërinë e Bislimit për të gjetur zgjidhje.
“Falënderoj zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, për ardhjen e sotshme në Bruksel. Diskutimet tona për tema të rëndësishme të dialogut nuk ishin të lehta. E vlerësoj qasjen e tij konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Thanks Kosovo First DPM @BislimiBesnik for coming to Brussels today. Our discussions on important Dialogue topics were not easy. I appreciate his constructive approach and readiness to find solutions. pic.twitter.com/N21xatqOmm— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 25, 2022