Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, së fundmi ka folur për takimin që e pati me dje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një postimi në platformën X, ai tha se me Vuçiq biseduan për procesin e dialogut.
“Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit”.
“Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Kosovës, Serbisë dhe të ardhmes së tyre”, ka thënë Lajçak. /Gazeta Enigma