Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur optimist se vendet do të arrijnë marrëveshje sa i përket çështjes së dinarit, pasi u shpreh se një takim i radhës do të mbahet këtë javë.
Ai tha se nga Kosova dhe Serbia do të kërkojë kompromis.
Këto detaje Lajçak i ka dhënë në një postim në profilin e tij në Facebook, teksa ka njoftuar për aktivitetet e tij që zhvilloi javën që lam pas dhe ato që e presin këto ditë.
Postimi i tij i plotë:
Sapo kam nisur udhëtimin tim për në Helsinki pas një jave të ngarkuar në SHBA. Nga Uashingtoni në Nju Jork, u angazhova në diskutime të thella të rëndësishme dhe të dobishme me zyrtarë në Departamentin e Shtetit, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Kombet e Bashkuara.
Për më tepër, kam pasur biseda interesante me ambasadorë vendas, grupe të ekspertëve dhe grupe të shoqërisë civile.
Është e paçmueshme të shkëmbejmë njohuri, të diskutojmë për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor dhe të përafrojmë këndvështrimet tona për situatën në rajon.
Ndalesa tjetër: Helsinki për konsultime dypalëshe. Më vonë këtë javë, do të jem nikoqir i kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për diskutime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme.
Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët.