Lajçak për veriun: Situata është shumë e ndërlikuar

Lajçak për veriun: Situata është shumë e ndërlikuar

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se menjëherë duhet të qetësohet situata në veri të Kosovës.

Ai, në një intervistë me Ilva Tare, ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke punuar shumë ngushtë për të gjetur një zgjidhje për ndalje të tensioneve.

“Jam këtu në Amerikë për të zhvilluar takime me partnerët e mi amerikan, sepse është një moment shumë i rëndësishëm dhe kritik, në sensin se ne duhet të diskutojmë për hapat tonë të ardhshëm”.

“Situata është shumë e ndërlikuar, jam i brengosur për këtë, nuk jam duke e fshehur atë. Që nga 26 maji ka njerëz që janë jashtë në rrugë, atje është edhe Policia e Kosovës, edhe misioni i NATO-së, KFOR, tashmë i kemi parë një numër të incidenteve që kanë ndodhur”.

“Prioriteti i parë është të depërshkallëzohet situata, të largohen njerëzit nga rrugët, të kthehen palët për diskutime në procesin e dialogut. Dhe si pjesë e normalizimit janë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja, me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës pa asnjë kusht”.

“Nëse nuk e menaxhojmë këtë situatë të depërshkallëzohet, ne jemi duke pritur për viktima, nuk mendoj se mund ta përballojmë këtë”, ka thënë Lajçak.

Related Articles