Lajçak përmbyllë vizitën në Kosovë, viziton edhe Serbinë

Lajçak përmbyllë vizitën në Kosovë, viziton edhe Serbinë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka përmbyllur vizitën në Kosovë dhe gjatë kësaj jave do të udhëtojë për në Serbi, raporton Gazeta Enigma.



Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Lajçak, u takua me udhëheqësit e Kosovës për të bërë përgatitjet për takimin e parë të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi të planifikuar për në fund të këtij muaji

Ky ishte fokusi i konsultimeve të tij me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrimin Evropian, Zhvillimin dhe Dialogun Bislimi, Zëvendës Kryeministren e Dytë, Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës Gërvalla.

“Vizita ime në Kosovë ishte një vizitë produktive me qëllimin kryesor për të siguruar përgatitjen sa më të mirë të takimit të liderëve në Bruksel më vonë gjatë qershorit”, tha z. Lajçak.

Related Articles