Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në zyre, komandantin e ardhshëm turk të KFOR-it, Ozkan Ultas.
Me të, Lajçak thotë se kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, si dhe dialogun.
”Kënaqësi të mirëpresim komandantin e ardhshëm të @NATO_KFOR, gjeneralmajor Ulutaş në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, ka njoftuar Lajçak në X.