Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një konferencë për media ka treguar se pas pak ditësh do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, raporton Gazeta Enigma.
Lajçak tha se qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“ Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”, ka thënë Lajçak.