Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka liruar nga detyra këshilltaren politike për media, ish-gazetaren Valbonë Mehmeti.
Sipas dokumentit, Kurti këtë vendim e ka marrë para disa ditësh, pa e bërë të ditur asnjë arsye rreth tij.
E vetmja gjë që thuhet në vendim është se, “Zonja Valbonë Memheti lirohet nga detyra e Këshilltares Politike për Media të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
“Znj.Mehmeti është e obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me Ligjin nr.04/L-050 për deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, i ndryshuar dhe plotësuar me ligin Nr.04/L-228 për ndryshim dhe plotësimin e ligjit Nr. 04 /L-5050”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Kurti.