Është liruar serbi Uros Vukasinovic, i cili u arrestua para një muaji nën dyshimin për sulm ndaj gazetarëve.
Kështu ka konfirmuar për Kossev avokati i tij, Nebojsha Vlajiq.
“Po, Uros Vukasinovic do të lirohet me kusht sot. Aktualisht jemi duke i përgatitur dokumentet lidhur me këtë dhe ai do të lirohet gjatë ditës”, tha Vlajiq.
Uros Vukasinovic jeton në Leposaviq dhe mësohet se është i afërt me Listën Serbe.
Ndërkaq, Vukasinovic është serbi i katërt nga tetë të arrestuarit gjatë dy muajve – i cili u lirua nga paraburgimi me kusht.