Policia e Kosovës kryen bastisje në objektin e fabrikës së vidave në Bërnjak

Burime të The Observer bëjnë të ditur se Policia e Kosovës është duke realizuar bastisje në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në objektin e fabrikës së vidave në Bërnjak, e cila është në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Patrulla të policisë janë vendosur pranë urës afër fabrikës, ndërsa terreni po monitorohet me dron.

Ndërkohë, në bastisje i pranishëm është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Related Articles