LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Kolovicë

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Kolovicë

Shkrepja e armës aksidentalisht nga një 47-vjeçar në drejtim të një 38-vjeçari, mëngjesin e sotëm në Kolovicë ka rezultuar fatale.

Viktima është qëlluar me armë gjuetie dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Burimet e afërta me familjen kanë thënë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht, teksa personi i dyshuar është arrestuar nga njësitet policore.

Sinjali mëson nga burimet brenda Emergjencës se ngjarja ka ndodhur para disa orësh dhe viktima është dërguar nga familjarët në këtë qendër.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Related Articles