Lavrov në Beograd: Pranojmë çdo zgjidhje Kosovë-Serbi që iu përshtatet serbëve

Lavrov në Beograd: Pranojmë çdo zgjidhje Kosovë-Serbi që iu përshtatet serbëve

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, nga Beogradi ku po qëndron për vizitë zyrtare, ka thënë se shteti i tij nuk ka ndryshuar qëndrim karshi pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka theksuar tutje se për Moskën do të ishte e pranueshme çdo zgjidhje në raport me Kosovësn e e cila do t’u shkonte përshtati serbëve, raporton Kosovo-online.

“Jemi ndier të provokuar me veprimet e organizuar në veri të Kosovës në fund të shtatorit. Serbia dhe Presidenti Vuçiq treguar përmbajtje dhe dhanë kontribut për zgjidhjen e krizës”, është shprehur Lavrov.

Ai ka përmendur edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, që sipas tij duhet të implementohet.

“Është koha që të zbatohen marrëveshjet e arritura vite më parë, veçanërisht ajo për Asociacionin, për të cilën ka pasur dakordim më 2013”./Gazeta Enigma/

Related Articles