Zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në një ditë, spreji nuk lejon të votohet dy herë

Zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në një ditë, spreji nuk lejon të votohet dy herë

Të dielën e 17 tetorit do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë e njëkohësisht edhe në Maqedoninë e Veriut, raporton Gazeta Enigma.

Ata që kanë shtetësi të dyfishtë, konsiderojnë se institucionet duhet të bëjnë një zgjidhje, që kësaj kategorie t’i mundësohet votimi në dy vendet, kjo meqë krijohet problem si pasojë e procedurave të identifikimit të identitetit, përkatësisht sprejit që nuk lejon të votohet dy herë.

Megjithatë disa kanë vendosur që nëse nuk ju mundësohet në dy vendet, votën do ta japin në Kosovë, marrë parasysh që pjesën më të madhe të jetës e kalojnë këtu.

Kjo problematikë është diskutuar edhe në Komisionin Qendror Zgjedhor, duke deklaruar se një rekomandim do të jepet gjatë javës së ardhshme./Gazeta Enigma/

Related Articles