Pjesa e parë e finales së Ligës së Kombeve, me shumë taktizime e pa gola

Pjesa e parë e finales së Ligës së Kombeve, me shumë taktizime e pa gola

Shumë taktizime nga ana e dy trajnerëve të cilët kishin vendosur t’i kushtonin vëmendje reparteve defensive për të mos u prekur portat e tyre.

Në fakt pjesa e parë u zhvillua kryesisht në mesin e fushës, pa raste të mira shënimi në njërën apo portën tjetër, shkruan Gazeta Enigma.

E tëra që vlenë të veçohet në këtë pjesëlojë ishte tempi i fortë e i kujdesshëm dinamika e lojës për të mbizotëruar hapësirat e terrenit, dhe për ta kontrolluar statistikisht posedimin e topit, e cila i takoi bindshëm Spanjës 67% në raport me 33%.

Spanja e dominoi statestikisht lojën edhe në sulmet e organizuara gjatë pjesës së parë, me mbi 60% në favor të saj, sikurse edhe gjuajtjeve në kuadratin e portës që ishte më e mirë, ndërsa të vetmen statistikë që e bënte të barabartë kombëtaren e drejtuar nga Deshaps, ishin ndërhyrjet gjegjësisht faulat (5:5)

Në pjesën e dytë të dy trajnerët do të kërkojnë edhe alternativa tjera për të mos e dërguar lojën në vazhdime, gjë që mbetet të shihet për strategjinë që do të provojnë të imponojnë, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles