LDK-ja shkëput koalicioni në Mitrovicë, Peci: Me 3 për qind nuk punon as iPhone

LDK-ja shkëput koalicioni në Mitrovicë, Peci: Me 3 për qind nuk punon as iPhone

Lidhja Demokratike e Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar për dalje nga koalicioni qeverisës në komunën e udhëhequr nga Faton Peci për shkak të “mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së”, raporton Gazeta Enigma.

“Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga Kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë. Ky vendim është obligativ për të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë, përfshirë edhe delegatët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, thuhet në njoftim të LDK-së në Mitrovicë.

Ndërkaq në atë që u duk si përgjigje ndaj këtij reagimi, Faton Peci që fitoi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar se “me 3% nuk punon as iPhone-i”.

Related Articles