LDK kërkon sërish dorëheqjen e kabinetit qeveritar: Seanca e re të mbahet nesër në orën 10:00

LDK kërkon sërish dorëheqjen e kabinetit qeveritar: Seanca e re të mbahet nesër në orën 10:00



Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpërndar thirrjen e partisë së tij, ku theksohet që nesër në orën 10:00, siç ka thënë ai e parash rregullorja e Kuvendit të mbahet seanca konstituive, raporton Gazeta Enigma.

“Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë”, tha ai.

LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë.

Ai ftoi ekzekutivin aktual të i dorëzoj dorëhqjet tek organet e Kuvendit të Kosovës.

“Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës. Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, shtoi ai.

“Betimi i deputetëve ndodhë! Kushtetuta mbrohet! Shteti funksionon! Logjika dhe demokracia triumfojnë!”. “Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues!”. / Gazeta Enigma.





Related Articles