Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënë, njoftoi se ka dërguar komente në Zyrën Rregullatorit të Energjisë, lidhur me propozimin e këtij institucioni për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu të paktën kështu theksoi anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri.
“LDK sapo ka nisur komentet e saja në ZRRE lidhur me raportin vlerësues për ngritjen e tarifave për energjinë elektrike. Për LDK-në mbrojtja e interesave të qytetarëve është jetike përmes mekanizmave institucionalë në këtë rast, duke i dërguar komentet në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, duke kundërshtuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike”, tha Tahiri
Kurse deputetja e kësaj partie Hykmete Bajrami, tha se kriza e energjisë elektrike ka nisur në vitin 2021, por sipas saj, qeveria ka luajtur spektatorin.
“Jemi të vetëdijshëm që është krizë globale, por jemi të sigurt që qeveria ka dështuar thellë në menaxhimin e kësaj krize. LDK do të ndjek rrugën institucionale, nëse është nevoja do të mbrojmë të drejtën e qytetarëve edhe në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ajo tutje.
Bajrami tha se rritja e çmimit të rrymës e rëndon jetën e qytetarëve në kohë të pandemisë. / Gazeta Enigma.