LDK për emërimet e familjarëve të VV-së në pozita shtetërore: Punësimet po bëhen bëhen për të kapur institucionet

LDK për emërimet e familjarëve të VV-së në pozita shtetërore: Punësimet po bëhen bëhen për të kapur institucionet

Anëtari i LDK-së, Shkëmb Manajka mbajtur një konferencë për media ku kanë diskutuar për emërimet e disa familjarëve në pozita shtetërore nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa këto emërime LDK-ja i cilëson se po bëhen me qëllim të kapjes së institucioneve të ndërmarrjeve publike dhe të agjensive të pavarura, aq më keq është edhe mënyra se si këto punësime familjare po arsyetohen duke shpërfaqur arrogancën, raporton Gazeta Enigma.

Në konferencën e mbajtur, tutje thuhet se LVV prej momentin që ka ardhur në pozitë në 100 ditshin e saj, vetëm ka filluar t’I ofrojë strehë familjarëve, aktivistëve dhe përkrahësve të saj në pozitat më të rëndësishsme shtetërore.

“LDK duke e percjellur me shqetësim shtritjen e kësaj dukurie kërkon që kjo të ndërpritet sa më shpejt të jetë e mundur, në të kundërtën një qasje e till përbënë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, sidomos kur merret parasysh konteksti yn shoqëror”, thuhet në konferencë.

Sipas LDK-së, kjo qasje e tillë rrezikon dukshëm pavarësinë e insitucioneve të pavaruara të Kosovës, të cilat janë të garantuara me ligj dhe Kushtetutë, duke I bërë thirrje Kryeministrit dhe partisë në pushtet që t’a ndalë këtë fushatë sepse qytetarët e vendit nuk e kanë votuar për t’a degraduar insitutcionet e pavarura, por për t’I avansuar ato.

Në vazhdën e emërimeve, LDK-ja ka thënë se se rasti i fundit është emërimi i aktivistit të VV-së në pozita udhëheqëse në PTK.

“Një rast i fundit eklatant ishte ai i intevistimit të Komisionerit për Informim dhe privatësi nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me poentim maksimal edhe përkundër faktit që i njëjti nuk kishte arritur poenat për të kaluar nga britanikët. Poashtu në vazhdën e këtyre emërimeve ishte edhe emërimi i aktivistiti të VV-së në pozita udhëheqëese në zyrat e financave dhe thesarit në Post Telekom”, ka thënë ai.LDK

Related Articles