I hyjnë hajnat në shtëpi, gjilanasi rrihet keq me ta, bëhen për spital

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, njoftohet për një rast të ndodhur në Komunën e Gjilanit, ku një qytetar nga kjo Komunë, ishte ballafaquar me hajnat që i kishin hyrë në shtëpi, raporton Gazeta “Enigma”.

 Në njoftim theksohet se të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre (si i dyshuar) është ballafaquar me dy të dyshuarit të cilët i kishin hyrë në shtëpi për të vjedhur, dhe gjatë përleshjes në mes tyre, të tre kanë pësuar lëndime.  Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit në Gjilan, ndërsa njëri prej të dyshuarve është transferuar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njoftojnë nga PK-ja./Gazeta Enigma.

Related Articles