LDK reagon për refuzimin e gazpërçuesit amerikan nga Qeveria

LDK reagon për refuzimin e gazpërçuesit amerikan nga Qeveria

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës ka refuzuar gazpërcuesin amerikan i cili ishte paraparë të kalonte nëpër territorin e Kosovës.

LDK e ka quajtur paranoizëm të pashpjegueshëm politik krahasimin me gazin rus dhe se shton se janë refuzuar 2000 milionë dollarë nga Kosova për këtë projekt.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.

Rizvalloni ka thënë se kanë nevojë për më shumë informacione rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës.

LDK ka reaguar duke thënë se është refuzuar një projekt gjeostrategjik amerikan.

Postimi i plotë:

Related Articles