Dje ka filluar Konventa solemne dy ditore e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, që është përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit, me pjesëmarrje të delegatëve, kryesisë, kryetarëve të nëndegëve, Forumit të Rinisë, Forumit të Gruas e Komisioneve e Zyrave profesionale.
Në komunikatën e Degës së LDK-së, thuhet se Konventa pati pati karakterin e punës në grupe të Zyrave e Komisioneve profesionale të Degës, e që janë: Zyra për Marrëdhënie me Publikun, Zyra Ligjore, Komisioni për Arsim, Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Bujqësi, Komisioni për Ekonomi dhe për Zhvillim Lokal, Komisioni për Urbanizëm, Planifikim dhe Ambient, Komisioni për Emergjencat Civile, Komisioni për Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Shërbime Publike, Zyra e Protokollit dhe Logjistikës dhe Zyra për Zgjedhjet.
Nënkryetari i parë i LDK-së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi e shpalli të hapur Konventën, tha se ndjehet krenar me përbërjen e Komisioneve, duke thënë se janë profesionistët më të mirë të fushave dhe njerëz të dëshmuar.
Gjatë ditës së sotme, është punuar intensivisht edhe në përgatitjen e programit qeverisës Gjilani 2021-2025.
Ndryshe, Konventa kulmon sot, kur me unanimitet të plotë të strukturave të Degës së LDK-së në Gjilan do të zyrtarizohet kandidati për Kryetar të Komunës.