Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lëshuar takimin me kryeministrin e vendit Albin Kurti, pasi ky i fundit nuk e ka ftuar opozitën për të dhënë ndonjë plan për zgjidhjen e çështjes dhe sipas Lekajt, një sjellje e tillë për Ramush Haradinajn ka qenë jo e pranueshme.
Depueteti Pal Lekaj, ka dhënë detaje pse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lëshuar takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas tij opozita nuk kishte qenë e ftuar nga kryeministri që të marrë pjesë në ndonjë plan të veprimit.
“Zotri Kurti nuk e ka ftu opozitën që të tregojë ndodnjë plan të veprimit, t’i tregojë opsionet e veta se si dilet nga zgjidhja, ka filluar të bisedoj për Podgoricën, Sarajevën, Shkupin dhe Beogradin dhe kështu mendoj që ka qenë jo e pranueshme për zotëri Haradinajn”, ka thënë Lekaj.
Gjersa ka shtuar se një gjë e tillë ka qenë fyese për Haradinajn dhe sipas Lekajt me të drejtë ai e ka lëshuar takimin.
“Ka qenë mjaft fyese për Haradinajn dhe me të drjetë e ka lëshu takimin dhe nëse një kryeministër e fton opozitën dhe sjellët në atë mënyrë mendoj që është e papranueshme jo vetëm për Haradinajn por për gjithë spektrin politik”, ka shtuar Lekaj.