Lëndohen dy persona nga një therje me thika në Pejë, njëri në gjendje të rëndë shëndetësore

Ka ndodhur një therje në Komunën e Pejës, derisa kanë mbetur të lënduar dy persona.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dukë u trajtuar në spital dhe njëri prej tyre ka marrë lëndimë të rënda.

 “Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, tha Gashi.

Ai shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. /Gazeta Enigma/.

Related Articles