“Lëndohen katër persona”, policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë – Pejë

“Lëndohen katër persona”, policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë – Pejë

Katër persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur të premten rreth orës 08:00 mes dy veturave në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Lajmin për Gazetën Enigma e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, të lënduarit par marrjes së tretmanit mjekësorë në QMF në Klinë janë liruar për në shtëpi.

“Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Gllarevë, në magjistralen Prishtinë-Pejë, e cila ka ndodhur sot rreth orës 08:05 mes dy veturave. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për QMF në Klinë për të marr tretman mjekësor. Pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Gashi. 

Related Articles