Lëndohet një person nga një vetaksident në rrugën Lipjan-Janjevë

Lëndohet një person nga një vetaksident në rrugën Lipjan-Janjevë

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Lipjan-Janjevë ku një person është lënduar.

Zyra për Informim në Prishtinë, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 ku është përfshirë  një veturë.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”. 

Related Articles