‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’, Policia me fushatë sensibilizuese në Ferizaj

‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’, Policia me fushatë sensibilizuese në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot nga ora 10:00 , realizoi projektin ‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’, ku në prani të medieve lokale, u shpërdan disa fletushka sensibilizuese me disa porosi.

Porositë kanë pasur të bëjnë parandalimin e vjedhjes nga vetura, kujdesi për veturën, kujdesi ndaj çantës, parandalimin e aksidenteve ne komunikacion, mos përdorimi i telefoniot gjatë ngasjes , mos përdorimi i Facebook-ut gjatë ngasjes , kujdesin ndaj zjarreve, festo pa armë , sjellja e qytetarëve në dasma e ahengje të ndryshme etj.

Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.

Tani, që pritet të kemi më shumë qarkullim të shtuar të automjetve në rrugë, aktiviteti i policisë, pas fushatës sënsibilizuese do të vazhdojë me masa të shtuara të policisë , me masa ndëshkuese deri ne fund të shtatorit.

“Ishte, kjo edhe një përpjekje e policisë, që të zgjojnë vëmendjen e qytetarëve që të shtojnë kujdesin e tyre, ndaj dukurive negative, që po e përcjellin shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Related Articles