Një punëtor në Gjilan është rrëzuar nga një lartësi gjatë punës në një objekt në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Bëhet e ditur se viktima u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit.
Derisa, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në kordinim me prokurorin ka filluar hetimet rreth këtij rasti të rëndë.
“Sot me 16.03.2026 në orët e paradites policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se një puntor gjer sa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër këtu në Gjilan është rrëzuar nga një lartësi. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në kordinim me prokurorin ka filluar hetimet rreth këti rasti të rëndë. Për rastin prokurori i shtetit ka urdhëruar që të hapet rast “Asgjasim dëmtim apo heqje e masave mbrojtëse në punë”, njoftoi Hashani.
