Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është funksionalizuar bypassi në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ai Durmishi se tani do të ketë ujë të mjaftueshëm për KEK-un dhe KRU-të.
“Për më pak se një javë është ndërtuar dhe funksionalizuar komplet bajpasi në kanalin e Ibër Lepencit. Para pak çastesh e lëshuam ujin në bajpas. Tani do të ketë ujë të mjaftueshëm edhe për KEK-un e edhe për KRU-të”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Tutje, Durmishi tha se nga java tjetër do të nisin sanimin e përhershëm të kanalit të Ibër-Lepencit.