Udhëheqësit e NATO-s kanë arritur në Bruksel për të diskutuar hapat e tyre të ardhshëm në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Liderët u mblodhën për një “foto familjare” tradicionale përpara takimit të tyre, i cili është përshkruar si një nga më të rëndësishmit në historinë e aleancës, teksa lufta në Ukrainë hyn në muajin e dytë.
Ndërkohë, mëngjesin e së enjtes, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë “gabim të madh” me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Duke folur para samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s më 24 mars, Stoltenberg ka thënë se liderët do të diskutojnë “nevojën për riorganizim të parandalimit dhe mbrojtje në periudhë afatgjatë”.
Aleanca ushtarake ka thënë se do të dyfishojë numrin e dislokimeve që ka në Evropë, duke përmendur Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë.
“Presidenti Putin ka bërë gabim të madh duke nisur luftë kundër një kombi të pavarur dhe sovran. Ai ka nënvlerësuar fuqinë e popullit ukrainas, trimërinë e popullit ukrainas dhe forcat të tyre të armatosura”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve para takimit.
Ai ka thënë se secili përdorim i armëve komike “do ta ndryshonte në themel” natyrën e konfliktit në mes të Rusisë dhe Ukrainës dhe përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. / Gazeta Enigma.