Liderët globalë në paris diskutojnë të ardhmen e inteligjencës artificiale, Osmani jep detaje

Liderët globalë në paris diskutojnë të ardhmen e inteligjencës artificiale, Osmani jep detaje



Po mbahet samiti për inteligjencën artificiale, ku Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani, raporton Gazeta Enigma.

Kjo është në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, ku liderë dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje dhe inovacione që do të transformojnë botën.

“Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit”, ka shkruar Osmani.

Presidentja theksoi rëndësinë e këtij diskutimi, duke deklaruar se teknologjia po udhëheq një revolucioni global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të përfshihet në këtë transformim të madh. “Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi”, u shpreh Osmani.

Ajo theksoi se është e rëndësishme që vendet si Kosova të kontribuojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron ky zhvillim për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Related Articles