Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar sot se së shpejti pritet të krijohet një shumicë parlamentare për të mundësuar formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës.
“Ajo që mund të ju siguroj është se Nisma ka dhënë dhe do të jep kontributin krejt çka I takon për ta tejkaluar krizën institucionale. Partia e parë duhet të ketë shumicën parlamentare për të shtyrë agjendën, siç është zgjedhja e kryetarit të kuvendit dhe formimit të qeverisë. Dhe besoj se Kosova do ta ketë shumicën parlamentare shpejt”, u shpreh Limaj.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur vendi po përballet me vonesa në konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.