Limaj: Kurti e bëri gjithë atë fushatë, por nuk është në gjendje me bisedu për formimin e institucioneve

Limaj: Kurti e bëri gjithë atë fushatë, por nuk është në gjendje me bisedu për formimin e institucioneve

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para tentimit të 35-të të konstituimit të Kuvendit.

Limaj tha se sot nuk pret ndryshime, për faktin se nuk ka pasur ndonjë lëvizje.

Derisa tha se për tre muaj kishte qenë njeriu më i sulmuar në vend, pasi tha se kishte kërkuar gjënë më normale që duhet ta kërkojë një politikan, bisedimin. Ai shtoi se “në botë armiqtë  bisedojnë me njëri – tjetrin”.

“Jo nuk pres për faktin që nuk ka pasë ndonjë lëvizje. E kemi obligim si deputet me ardhë, me përmbush obligimin ligjor me shpresën që rrugët politike të kuptojnë peshën dhe rëndësinë. Është e habitshme çka po ndodh tash e sa muaj”.

“Me u zgjedh, me kërku me bë vendin më mirë, me bë gjithë atë fushatë, mos me kanë në gjendje me u ul e me ndërtu Qeverinë e parlamentin e institucionet, në kohën kur bota është rrezuar, me gjithë ato probleme ekonomike e politike, me problemet e sigurisë”, tha Limaj.

Limaj ndër tjerash tha se me këtë situatë po rrezikohet siguria e Kosovës.

Related Articles