Kretari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka akuzuar rënd kryeministrin, Albin Kurti, duke i thënë se ka qenë gjithmonë në anën e kundër të historisë.
Limaj ka thënë se në krye të qeverisë është një person që asnjëherë nuk ka ditur që t’i lexoj situatat në Kosovës.
“Mos harroni, në krye të Qeverisë e keni një njeri i cili kurrë s’ka ditë me lexu situatën. Asnjëherë. Nëse për diçka është i njohur kryeministri i Kosovës është se ia ka huq gjithmonë situatave në Kosovë… Ky njeri, ky s’ka ditë me lexu kurrë situata për Kosovën, në temat e mëdha. Ka qenë në anën e kundërt të historisë, edhe njëherë po them, krejt kemi qenë Rambujesë, ky ka qenë kundër Rambujesë. Kemi qenë ndaj Vjenës ky ka bërë protesta, demonstrata.” – ka thënë Limaj në Tëvë1.
Ai tutje ka deklaruar se Kurti nuk ka ditur ta lexojë as “luftën Ukrainë – Rusi”.