Limaj: Na presim punë të vështira, vendime të vështira dhe sfida të rënda 

Limaj: Na presim punë të vështira, vendime të vështira dhe sfida të rënda 

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në organizimin e pritjes tradicionale të AAK-së për fillimvit.

Ai është shprehur se nap resin punë e vendime të vështira si dhe sfida të rënda.

“Na presim punë të vështira, vendime të vështira, sfida të rënda, por më besoni që me pjekuri, me përvojë, me angazhim të të gjithëve bashkë, do t’ia arrijmë edhe ta ruajmë kursin e Kosovës edhe ta ruajmë partneritetin, por edhe t’i realizojmë objektivat tona për të Republikë Demokratike”, tha ai.

Tutje, Limaj tha se Kosova si shtet i ri, ka arritur të bëhet një demokraci funksionale, njofton Klankosova.tv.

“Ne ndihemi krenarë që Kosovën edhe pse si shtet i ri, kemi arritur ta bëjmë një demokraci funskionale, me shumë sfida e probleme, kjo është meritë e qytetarëve të Kosovës, meritë e intelektualëve të Kosovës si dhe elitës politike kosovare, të cilët një demokraci të re e kanë bërë funskionale më shumë se kushdo tjetër në rajon dhe ne duam ta ruajmë dhe ta zhvillojmë e forcojmë këtë demokraci funksionale. E demokracia funskionale është unitet në diversitet”, është shprehur ai.

Related Articles