Koalicioni për Kosovën Fituese sot ka mbajtur tubimin e radhës.
Ata u drejtuan qytetarëve të Skenderajt.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është momenti i duhur për të treguar se bashkimi është forca jonë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
“Ne nuk bashkohemi për të mundur të tjerët, ne bashkohemi për të fituar Kosova, e kaluara jonë tregon se çdo herë kur jemi të bashkuar, Kosova ka fituar”.
“Kosova ka nevojë për njerëz racionalë, të urtë dhe me vepra konkrete, jo thjesht fjalë të bukura. E vërteta është se Kosova është në rrezik nga shpifjet dhe përçarjet që po i krijojnë disa”.
“Ne, si koalicion, jemi bashkuar për ta ndaluar përçarjen dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të zhvilluar për të gjithë”, tha Limaj. /Gazeta Enigma