Limaj për Kurtin: Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e tij, ai është bërë një njeri tjetër

Limaj për Kurtin: Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e tij, ai është bërë një njeri tjetër

Lideri i partisë NISMA, Fatmir Limaj është shprehur i habitur me atë që e quan ndryshim radikal të kryeministrit Kurti në raport me dialogun dhe çështjet e tjera.

 “Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur”, deklaroi Limaj.

Sipas tij, Kurti shpesh kishte thënë se nuk do takohej me Vuçiqin në dialog pa kërkuar falje Serbia e të tjera, gjë që, sipas tij, këto nuk kanë ndodhur, por kanë ndodhur takimet e Kurtit me Vuçiqin.

Limaj tha se Kurti sikur ka një pajtim më Vuçiqin për një status-quo, sepse, sipas tij, nuk ka guxim e  ide për  ta përmbyllur këtë problem të madh. Ai tha se Qeveria Kurti nuk ka asnjë investim kapital.

Related Articles