Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të partisë në nivel vendi.
Ai i ka falënderuar ata për angazhimin që kanë bërë në zgjedhjet lokale.
“Suksesi dhe stabiliteti i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i Nismës do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucione tjera qendrore”, thuhet në kumtesë.
Kurse, në zgjedhjet lokale Nisma ka fituar vetëm një komunë, atë të Malishevës me kandidatin e saj Ekrem Kastrati.