Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Lionel Messi ka thënë në intervistën ekskluzive për mediat katalunase, duke treguar se do të vazhdojë karrierën te Inter Miami.



Argjentinasi spekulohej se mund të rikthehet te Barcelona, ​​por ai ka treguar se pse ka refuzuar rikthimin në klubin e fëmijërisë.

“Kam dëgjuar se kanë planifikuar të shesin lojtarë ose të shkurtojnë pagat për të më sjellë mua. Nuk doja të merrja përgjegjësi për diçka të tillë. Kjo është arsyeja pse e mora këtë vendim”.

“Po është e vërtetë. Po planifikoja të kthehesha, isha shumë i emocionuar për këtë. Por nga ana tjetër, pasi përjetova atë që përjetova, nuk doja të kaloja sërish të njëjtën situatë dhe të prisja të shihja se cili do të ishte rezultati”.

“Nuk doja ta lija të ardhmen time në duart e të tjerëve. Doja të merrja vendimin tim duke menduar për veten dhe familjen time”.

“Kam dëgjuar që thuhet se La Liga ka pranuar gjithçka dhe se gjithçka është në rregull që unë të kthehem. Gjatë karrierës sime në Barcelonë u akuzova për shumë gjëra që nuk ishin të vërteta dhe isha pak i lodhur nga gjithçka”.

“Tani kisha frikë se gjithçka mund të ndodhte përsëri dhe se do të më duhej të largohesha si dy vjet më parë. Kjo është arsyeja pse rikthimi në Barca nuk ndodhi.

“Do të doja të kthehesha, por jam në një pikë ku dua ta zhvendos pak fokusin, t’i përkushtohem familjes. Në dy vitet e fundit nuk kam qenë i lumtur, e pata atë muaj në Botërorin e Katarit që ishte spektakolar, fituam kampionatin botëror, por gjithçka më pas ishte një fazë e vështirë për mua. Dua të shijoj fëmijët e mi, familjen time, një ditë të zakonshme…dua të kem pak qetësi”, ka thënë Messi.

Related Articles