Kombëtarja e Kosovës U17 gjatë kësaj jave do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Turqisë U18, shkruan Gazeta Enigma, duke iu referuar njoftimeve të FFK-së nga faqja zyrtare.
Ndeshjet luhen më 10 dhe 12 nëntor në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, njofton faqja zyrtare e FFK-së.
Përzgjedhësi Arsim Abazi për këto dy ndeshje do t’i ketë në dispozicion 20 futbollistë.
Dardanët e rinj nesër do ta zhvillojnë stërvitjen e paraparë, kurse ditëve në vijim do të mbajnë seancat tjera sipas programit të paraparë, deri në ditën e ndeshjes së parë më 10 nëntorë. /Gazeta Enigma/