Lladrovci: Për këtë arsye kam armiq në PDK

Lladrovci: Për këtë arsye kam armiq në PDK
  • Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh edhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK’së, ka thënë se përbrenda degës së kësaj partie në Drenas iu janë krijuar kundërshtar për shkak se nuk iu ka mundësuar punësime.

Lladrovci këto deklarata i ka dhënë në emisionin ‘Pressing’ ka përmendur edhe një rast specifik të punësimit, për të cilin thotë se nuk ka arritur të plotësojë as 18 për qind të provimit pranues.

“Nuk i kom kry puntë në shërbim të tyre. Unë jam zbatues i ligjit, qoftë dikush kërkon me punësu dhe unë jam i gatshëm. Por kur hin në konkurs dhe del në rezultat se 18% të testit e ka plotësu, unë s’kom këqyrë me i ndihmu. Për mu, të gjithë qytetartë janë të barabartë. Kur e mbushë testin mirë, e merr punën. E kom parasysh dikë kur përmenda 18%-shin, ka kandidat qoftë të kryesisë qoftë këshillit drejtësues se 18% të testit nuk e ka mbushë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka sqaruar edhe se kundër tij nuk ka dalë as anëtarët e PDK’së, Ferat Shala e as Sejdi Hoxha.

“Ferat Shala dhe Sejdi Hoxha janë dy njerëz me të cilët kam nejtë herën e fundit në mbrëmjen e natës kur e kam marrë vendin e parë për konferencë. Ma kanë uru. Më kanë thanë që më mbështesin e të përkrahin pa rezervë. Ka dalë një postim se gjoja grupi i Azem Sylës e atij janë kundër Ramiz Lladrovcit”, ka thënë ai.

Related Articles