Llapi ka shënuar fitore të madhe në shtëpi, duke e mposhtur kampionin në fuqi, Ballkanin.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” u mbyll me rezultat 5:3 për vendasit.
Hamdi Namani dhe Muhamet Hyseni shënuan për llapjanët për epërsinë e dyfishtë.
Ballkani më pas u kundërpërgjigj me dy gola nëpërmjet Gripshit dhe Albin Berishës, për ta barazuar rezultatin.
Megjithatë, Hamdi Namani realizoi sërish në fundin e pjesës së parë, për t’ia rikthyer epërsinë vendasve.
E në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola tjerë.
Ishte Muhamet Hyseni që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 73-të të ndeshjes.
Ndërsa, Januzi realizoi për 5:2 në minutën e 89-të.
E krejt në përfundim në minutat shtesë, Ballkani realizopi për 5:3 nëpërmjet Albin Berishës
Me këtë fitore, Llapi tani ka 31 pikë në vendin e dytë dhe i afrohet në shtatë Ballkanit që prin në renditjen tabelare.