Prishtina ka fituar me rezultat 1-0 përball Fushë Kosovës në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Emanuel Egbo është kthyer të fitorja pas barazimit ndaj Dukagjinit, pasi kësaj radhe ka mposhtur rivalin rajonal.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të dhe ishte kapiteni Mërgim Pefqeli, i cili shënoi për epërsinë 1-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, mysafirët u këndellen duke krijuar disa raste dhe rrezikuar shpeshherë, por më vonë Prishtina mori veten dhe krijoi rastet e veta për dyfishimin e epërsisë.
Fushë Kosova pati një rast ideal në minutën e 75-të për të barazuar nga penalltia, por Urim Statovci goditi traversën.
Pas këtij rasti, Prishtina mori lojën në dorë duke krijuar shumë raste, sidomos me Hasan Hysenin, i cili në minutat 85’ dhe 86’ pati tri raste ideale, por pa arritur të shënojë dhe në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Prishtinës 1-0.
Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitet në pozitën e pestë me 25 pikë, ndërsa Fushë Kosova zë vendin e fundit me vetme 10 pikë.
Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit luajnë në udhëtim te Ballkani, ndërsa Fushë Kosova e pret Feronikelin ‘74’.
Malisheva ka arritur fitore ndaj Lirisë me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë një pjesë e parë e qetë me disa raste shënimi, por pa arritur as vendasit e as mysafirët të gjejnë rrugën e rrjetës.
Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan baras me rezultatin e bardhë 0-0.
Malisheva mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur në minutën e 72-të Agon Xhaka u përjashtua pas dy të verdhëve.
Po krejt në minutën e fundit të ndeshjes, Drilon Hazrollaj arriti të nxjerr një penallti.
I saktë nga pika e bardhë ishte talenti i madh malishevas që realizoi për 1-0 në minutën e 90+7.
Me këtë fitore Malisheva blindon pozitën e katërt në tabelë me 26 pikë, derisa Liria mbetet e fundit me vetëm nëntë sosh.
Ndeshjen e ardhshme Malisheva luan në udhëtim te Drita në Gjilan, derisa Liria para tifozëve të vet pret Llapin.