Llapi kthehet në “Zahir Pajaziti” me fitore, mposhtin pastër Ulpianën

Llapi kthehet në “Zahir Pajaziti” me fitore, mposhtin pastër Ulpianën

Superliga e Kosovës në futboll është kthyer në aksion këtë vikend me ndeshjet e xhiros së 19-të, shkruan Gazeta Enigma.

Klubi Futbollistik “Llapi” ka shënuar fitore të rëndësishëm ndaj Ulpianës me rezultatin, 2-0.

Golat për llapjanët i realizuan sulmuesi Alban Shillova dhe një autogol nga Qlirim Avdulli.

Kujtojmë që kjo ndeshje e ka kthyer Llapin në shtëpi, në stadiumin “Zahir Pajaziti” pas një kohe të gjatë.

Tashmë Llapi ka grumbulluar 32 pikë dhe pritet të luftoj deri në fund për kreun e tabelës, kurse Ulpiana ka mbetur në vendin e nëntë me 18 pikë të mbledhura.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles