Talenti serb, Dusan Vlahoviq tentoi të fitonte një penallti përmes një simulimi qesharak në takimin e mbrëmshëm kundër Atalantës në udhëtim.
Juventusi barazoi 1:1 me Atalantën në “Geëiss Stadium”, me golin e barazimit të mysafirëve të ardhur në çastet e fundit.
Sulmuesi i ri në një nga momentet e përballjes simuloi duke u rrëzuar në zonën e 16-metërshit të portierit vendas, pa pasur fare kontakt me asnjë nga lojtarët e Atalantës që ndodheshin në zonë.
E vetmja gjë në favor të serbit është fakti se ai shpejt u rikthye në këmbë dhe po vazhdonte me lojën.
Serbi kishte një karton të verdhë në pjesën e parë, ndërsa ishte me fat, pasi në këto llojë situatash ai mund të merrte edhe kartonin e dytë të verdhë dhe të përjashtohej për simulim.